Një tërmet me magnitudë 4.5 shkalla Rihter ka goditur veriun e Italisë orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.
Sipas mediave të huaja, njerëzit dolën në rruge dhe gjeten strehim në makina. Tërmeti ka qenë me epiqendër në Mugello me thellësi 9 km dhe ra rreth orës 04:37. Lëkundjet janë ndjerë shumë në Firence e Pistoja por edhe ne Bologna.
Mësohet se shkollat në disa zona të Firencës janë mbyllur për këtë të hënë, ndërsa janë pezulluar disa linja trenash. Dëmet janë në proces verifikimi