Kejvina Kthjella, velinë në një emision televiziv, dhe tashmë modele rezultoi se kishte kontakte të shumta, telefonata e mesazhe me Redjan Rrajën, personin që u arrestua nga policia si një nga autorët e dyshuar të atentatit, ku pavarësisht provave bindëse për prokurorinë, 34-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje.
Modelja Kejvina Kthella ka shprehur dje mllefin që ndjen ndaj efektivëve të policisë. E ftuar në emisionin “E diell”, modelja u është përgjigjur pyetjeve provokuese të gazetarëve, ku njëra prej tyre ka qenë për policët.
Referuar përgjigjeve, modelja mesa duket i paska marrë inat efektivët blu pas arrestimit të të dashurit të saj Redjan Rrajës.
“Çfarë mendon kur shikon policët vërdallë?”- e pyet Ervin Kurti.
“Çfarë mendoj unë kur shikoj policët….pff mendoj që bëjnë shumë xhiro vërdallë në Bllok. Të ndalojnë kot…,”- tha Kthella.
“Të kanë rënë në qafë policët domethënë?”, e pyeti sërish Kurti.