Zjarr i madh në një banesë në Fier, digjet furgoni dhe 1000 dengje bari, shpëtojnë familjarët

0
344

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Suk 1 të Fierit. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se banesa është në pronësi të shtetasit Enver Hatija, ndërsa nga zjarri janë ndjekur rreth 1000 dengje bari dhe një furgon me karroceri.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të Roskovecit dhe Patosit, si dhe kryebashkiaku i Roskovecit.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërsa mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here