“Më vunë pistoletën në kokë”, zbardhet dëshmia e të riut maqedonas që u mor peng në Tiranë: Më futën me forcë në makinë! (Po autorët çfarë deklaruan?)

0
329

Operacioni ‘Lake’ i organizuar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1 vunë në pranga dy persona që kishin marrë peng një 23-vjeçar maqedonas.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë nga peng marrja e 23-vjeçarit Davor Velefski. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘New24” se i riu ka qenë pranë Kryegjyshatës kur forcërisht është futur në makinë nga Albert Xhoka dhe Sokol Masha. Ai ka thënë para uniformave blu se i kanë vënë pistoletën në kokë dhe i kanë kërkuar 250 mijë euro.

Gjatë kohës që mjeti ka qenë duke u ecur drejt liqenit të Farkës një Patrulle e Shqiponjave ka marrë sinjalizim se në mjet qarkullonin persona të armatosur dhe i kanë bërë shenjë mjetit të ndalonte, por autorët nuk janë bindur. Policia është vënë në ndjekje të mjetit, duke i arrestuar disa km më tej. Një prej autoreve u arrestua në mjet, ndërsa tjetri u arratis në këmbë, por u kap pas disa minutash. Në mjet u gjet edhe 23 vjeçari, i cili i tregoi policisë ngjarjen.

Ndërsa të arrestuarit hodhën poshtë akuzat pasi pretendonin se nuk ishte peng marrje por se 23 vjeçarit i kishin bërë presion për kthimin e një borxhi. Gjithë skema e pengmarrës u zbulua nga policia kur 23-vjecari përmendi bashkëkombësin e tij Subi Ethemi, i cili kishte rrolin e ndërmjetësuesit mes 2 autorëve dhe familjarëve të 23-vjeçarit për dorëzimin e parave. Ky i fundit u procedua për moskallëzim krimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here