VIDEO/ U dëmtua nga tërmeti, ky është momenti kur Forcat e Armatosura hedhin në erë ndërtesën gjigante në Shkozet

0
311

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me IKMT, vijojnë punën për shembjen e të gjitha ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Pasditen e sotme, FA ka shembur në mënyrë të kontrolluar një objekt 4-katësh në Shkozet. Në videon që sjell Ministria e Mbrojtjes shihet momenti kur ndërtesa gjigante hidhet në erë, duke “pushtuar” nga tymi gjithë zonën.

Puna në terren po koordinohet edhe me Prokurorinë, e cila në kuadër të hetimeve të nisura, po mbledh prova materiale përpara shembjes së objekteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here