Hidhet shorti, këshilltari ligjor i Presidentit zbardh emrat që janë nën hetim: Hiqen nga lista pas shkresës së KLGJ. Ja anëtarët e rinj të KED

0
289

Këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës Ilir Meta, Bledar Dervishi përpara hedhjes së shortit në Presidencë informoi fillimisht për emrat që hiqen nga lista e kandidatëve për shkak se nuk kanë kaluar vettingun ose janë nën hetim. Ndërkohë mes tyre është edhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi. Arjan Balliu, Arben Vrioni (të shkarkuar), Aleks Nikolli dhe Skënder Damini (nën hetim) janë katër gjyqtarët e tjerë që mbeten jashtë shortit.

 Referuar informacionit, Presidenti ka axhornuar listën. Ndërkohë që KLP ka rikonfirmuar listën për Presidentin pasi të gjithë kandidatët plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e shortit. Nga hedhja e goglave u zgjodhën anëtare të reja të KED nga kandidatët e Gjykatës Kushtetuese Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha. Ndërkohë Marsida Xheferllari u zgjodh anëtare zëvendësuese në KED që përfaqëson Gjykatën Kushtetuese. Po kështu Ardian Dvorani u zgjedh automatikisht anëtar i KED si kandidati i vetëm i Gjykatës së Lartë, i mbetur në detyrë. Arta Marku u zgjodh anëtare e KED nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa Bilbil Mete anëtar zëvendësues po nga PP. Miranda Andoni dhe Saida Dollani, u përzgjodhën nga shorti si anëtare të KED, nga gjykatat e Apelit, ku garonin, 48 gjyqtarë. Ndërkohë goglat përzgjodhën si anëtar zëvendësues gjyqtarin Nazmi Troka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here