Kuvendi ka zgjedhur sot Kryeprokurorin e ri të Përgjithshëm, Olsian Çela. Mazhoranca dhe opozita e re në Kuvend bashkuan votat dhe me 101 vota pro 2 kundra 10 abstenim, Çela u miratua kryeprokurori i ri.
Kryeprokurori i ri, Olsian Çela, është betuar në seancën e sotme në Kuvend, duke marrë zyrtarisht detyrën.
Çela u zgjodh në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm me 101 vota pro, nga 84 që përcakton Kushtetuta.
Por kush është Olsian Çela kandidati i parë për Prokuror të Përgjithshëm?
Përgjatë viteve 2008- 2012, Çela ka drejtuar Prokurorinë për Krime të Rënda.
Kujtojmë se disa nga dosjet e hetuara prej tij, janë çështja e Mirit të Xhikes pronarit të Kartodromit, dosjen e trafikut nga grupi “Kompas”, si dhe çështjen e viteve të fundit që njihet si dosja “Xibraka”, ku një nga të hetuarit është edhe Ermal Hoxha, i etiketuar si nipi i diktatorit Enver Hoxha si edhe grabitja në aeroportin e Rinasit në 2016, ku me firmën e tij në kërkim ndërkombëtar është Aleks Pepa. Më herët, ai hetoi për masakrën e Kartodromit apo grupin e Niklës.
Përgjatë viteve si prokuror, Çela nuk është lakuar negativisht, as nga ana profesionale dhe as nga aspekti i pasurisë.