Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka bërë me dije se Dita e Rinisë më datë 8 dhjetor nuk do të bëhet pushim.
Sipas Shahinit, nxënësit kanë humbur shumë ditë mësimore dhe në këtë formë Dita e Rinisë do të festohet të dielën, ndryshe nga çfarë mund të pritej.
“Dita e Rinisë që është një festë kombëtare, që bie më datë 8 dhjetor do të bëhet të dielën dhe nuk do të bëhet pushim më 9 dhjetor. Siç do ishte bërë pushim po të ishim në kushte të zakonshme. Pasi kemi humbur shumë orë mësimi dhe nuk mund ta marrim edhe një ditë tjetër pushim”, u shpreh Shahini.