Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme me qeverinë tha se në këto ditë trazirash, një person ka mashtruar qytetarët duke mbledhur donacione në emër të tij dhe bashkëshortes së tij Linda Ramës, por që fatmirësisht është pikasur nga policia dhe është vënë në pranga.
“Dje është arrestuar një mashtrues i cili vidhte donacione në emër të Lindës dhe në emrin tim. Pra dua të them se e vetmja faqe e sigurtë është ajo e qeverisë”, tha kryeministri Rama ndër të tjera.