Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që po zhvillon sot në Durrës është përballur me gazetarët italianë, të cilët i kanë kërkuar një prononcim për situatën në vend.
Rama nuk pranoi të flasë, duke u argumentuar se sot ka shkuar për të takuar banorët dhe jo për intervista.
“Sot jam këtu për të biseduar me banorët, nuk është koha për intervista”, tha kreu i qeverisë, ndërkohë një tjetër gazetar italian e ka pyetur sërish për situatën pak çaste më pas për gjendjen e rënduar.
“M’i largoni intervistat”, i tha Rama personave që e shoqëronin vazhdoi të ecë drejt banorëve.