Gjatë vizitës në Durrës kryeministri është përballur me replikat e qytetarëve. Njëri prej tyre i kërkoi që t’i rindërtohej banesa e dëmtuar nga tërmeti.
Kreu i qeverisë i tha banorit se si fillim do t’i akomodojë në një hotel dhe më pas do të bëhet vlerësimi i banesës, ndërsa qytetari ia preu fjalën duke i thënë se do të flejë në furgonin e tij.
Replikat:
Qytetari: Do flej në fugon, nuk dua të shkoj në hotel. Do flej në furgon vetëm dua t’më premtoni që do më ndërtoni banesën
Rama: Do flesh në hotel
Qytetari: Do flej në furgon
Rama: Ti do flesh në furgon po ky (djali i vogël) në furgon do rrijë.
Qytetari: E kam çuar nëpër njerëz
Rama: Do rrijë në hotel, do rrijë në hotel derisa të bëhet shtëpia se ajo do kohë