“Paketa anti-KÇK”/ Rama në përfundim të prezantimit lëshon ultimatum të prerë ndaj deputetëve: Do të përjashtohet nga grupi parlamentar socialist nëse…

0
271

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se  ka ardhur koha që krimi dhe korrupsioni duhet të marrin fund, e për këtë qeveria shqiptare ka punuar me ekspertë të huaj, ku konsulenca kryesore ka qenë me një grup ekspertësh nga Izraeli për të marrë përvojën e tyre nga e ashtuquajtura “Fauda” e forcave komando izraelite në kapjen apo eliminimin e elementëve të rrezikshëm terroristë në Izrael dhe Palestinë.

Qëllimi parësor i paketës Anti-KÇK është të godasë krimin e organizuar, e përmes tyre të shtrijë efektet edhe tek prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar që i kanë “lehtësuar” punën kriminelëve përballë ndëshkimit të ashpër të drejtësisë.

Rama: Kush nuk voton KÇK-në përjashtohet nga grupi parlamentar i PS-së

Kryeministri Edi Rama në përfundim të prezantimit të paketës ligjore anti-KÇK tha se kush nuk e voton KÇK-në do të përjashtohet nga grupi parlamentar socialist. “Një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit. Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit, mafies e krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit”,-njoftoi Rama një ditë më parë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here