Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të mbyllë hetimet për çështjen e abuzimit me pronat në Tale, Shëngjin dhe Rana e Hedhun, ku akuzuar është edhe ish-deputeti i PS-së në Lezhë, Arben Ndoka
Ndoka dhe të disa familjarë të tij paraqiten në prokurori për t’ju komunikuar akuza.
Veprat penale që akuzohen janë ‘falsifikimi i dokumenteve’, ‘falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve’, ‘shpërdorimi i tokës’, në kuadër të një grupi kriminal.
Të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetar.
Mes të pandehurve janë edhe Gjevi Ndoka, Erald Osmaci, Bledar Cara, Bled Ndoka, Lule Zeneli dhe disa persona të tjerë.