“Kam kaluar një infarkt dhe nuk duhet të shqetësohem”, gjyqtari që liroi Lul Berishën përballet sot me Vetingun, zbardhen kërkesat e tij gjatë seancës dëgjimore

0
335

Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Arben Vrioni, i cili ka kryesuar treshen e gjyqtarëve, të cilët liruan para afatit nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, do të dalë sot për herë të dytë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u njohur me rezultatet e hetimit.

Që nga fillimi deri në fund të seancës, Arben Vrioni paraqiti një listë kërkesash, të cilat që të gjitha sillnin si pasojë shtyrjen e procesit. Pjesë e kërkesave të gjyqtarit ishte edhe përjashtimi i trupës gjykuese, me pretendimin se ishte e njëanshme, ndërsa në fund tha se kishte kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe. Në fillim të seancës, gjyqtari kërkoi që të verifikohej edhe për dy kriteret e tjera, atë të pastërtisë së figurës dhe aftësitë profesionale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here