A do të publikojë Meta video intime? Dash Shehu flet hapur dhe zbulon prapaskenat e takimit me Presidentin

0
430

I ftuar sot në News24 kryetari iLZHK Dashamir Shehi ka komentuar takimin me presidentin Ilir Meta, ku ishte pjesëmarrës bashkë me krerët e partive opozitare të tjera.

Shehu u pyet edhe në lidhje me lajmet që po qarkullojnë këto ditë për një video intime që pritet të publikojë Meta.

Ai u shpreh se gjatë takimit, presidenti nuk e ka përmendur fare.

Sipas kreut të LZHK-së, puna e videove nuk është çelësi i zgjidhjeve të problemeve të shqiptarëve.

‘Nuk është fol për videon. Presidenti nuk e përmendi fare. Thashetheme ka kudo. Mua personalisht kjo puna e videove nuk më ka pëlqyer asnjëherë. Unë nuk mendoj që video është çelësi i zgjidhjeve të probleme të shqiptarëve’, tha Shehi.

Më tej, ai ka shtuar se është në të drejtën e Metës kallëzimi penal ndaj kryetarit të KED-së Ardian Dvoranit për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësim të detyrës shtetërore’.

‘Unë gjykoj se është në drejtë të presidentit të kallëzojë zotin Dvorani. Duhet të kuptojmë që ai vend atje nuk është vend i partisë, nuk duhet të abuzojë njeri. Ne urojmë që Gjykata Kushtetuese të hyjë në punë sa më shpejt, urojmë që edhe SPAKU po ashtu. Por kam frikë se për sa kohë të jetë Edi Rama nuk ka për tu bërë Gjykata Kushtetuese dhe as SPAK. E dyta Gjykata Kushtetuese duhet të marr disa vendime që ka marrë më herët zoti Rama. Ne duam Gjykatën se kemi 2 vjet që e kërkojmë se pa të livadhisin grupi Rama. Të vihet në vend drejtësia e munguar”, përfundoi Shehi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here