Presidenti i Bolivisë pranon azil politik në Meksikë

0
304

Evo Morales e pranoi ofertën për azil politik në Meksikë, një ditë pasi dha dorëheqje nga posti i presidentit të Bolivisë, për shkak të protestave zgjedhore. Në një postim në Twitter, ai tha se është e dhimbshme të largohet nga Bolivia, porse do të kthehet me më shumë “fuqi dhe energji”. Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, konfirmoi se Morales ka udhëtuar atje me një avion të Qeverisë meksikane.

 Në ndërkohë, ushtria boliviane i urdhëroi trupat që të mbështesin policinë, e cila është përleshur me mbështetësit e Morales. Rreth 20 vetë u plagosën në përleshje. Morales, më herët, u bëri thirrje mbështetësve të tij që t’iu rezistojnë, siç tha, “fuqive të errëta” që e kanë detyruar të japë dorëheqje. Nënkryetarja e Senatit tha se do të marrë përsipër udhëheqjen e përkohshme të Bolivisë derisa të mbahen zgjedhjet e reja.Morales u zgjodh për herë të parë në vitin 2006. Ai u vlerësua lart për luftimin e varfërisë dhe përmirësimin e ekonomisë së Bolivisë, por shkaktoi polemika kur i sfidoi kufijtë kushtetues, duke kandiduar për një mandat të katërt në zgjedhjet e tetorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here