Google search engine
Home Sport U largua nga stadiumi pa përfunduar ndeshja, ja si reagoi Cristiano Ronaldo...

U largua nga stadiumi pa përfunduar ndeshja, ja si reagoi Cristiano Ronaldo kur u nis drejt tunelit

0
402

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është përballur me një të papritur gjatë ndeshjes kundër Milanit. Trajneri e largoi superyllin portugez nga loja në minutën e 55-të, gjë që nuk kishte ndodhur më herët në Serie A (por u zëvendësua edhe në Ligën e Kampionëve), ndërsa reagimi i tij u kap qartë nga kamerat.

34-vjeçari shihej se ishte i irrituar dhe u nis drejt tunelit duke mos u ndalur te bashkëlojtarët e tij në bankën rezervë.

Sky Sport Italia raporton se portugezi është larguar nga stadiumi madje akoma pa përfunduar ndeshja, saktësisht tri minuta para fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

Ai ka pasur mundësinë që ta shihte së paku golin e fitores, të cilin e shënoi pikërisht njeriu që e zëvendësoi atë – Paulo Dybala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here