Stadiumi i ri Kombëtar që do të quhet “Air Albania Stadium” pritet të inaugurohet në 17 nëntor kur do të luhet edhe ndeshja me Francën.
Mirëpo së fundmi po qarkullon një lajm se në festën e inaugurimit do të këndojë edhe Ardit Gjebrea, i cili sipas tyre do të marrë 180 mijë euro për 3 këngë që zgjasin 8 minuta.
Pikërisht për këtë lajm që u shpërnda fillimisht nga e njëjta media që përhapi panikun për tërmetin dhe që nxori jashtë gjithë Tiranën, ka reaguar vet Ardit Gjebrea nëpërmjet një postimi në Instastory.
“Hajde, hajde, po e e gjetët këtë mo??? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme se edhe njoh dhe mund të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, për fat të keq është një gënjeshtër e madhe nga ato që për fat të keq nuk ndodhin.”










































