Kancelaria gjermane Angela Merkel është takuar sot me sekretarin e përgjithshëm të NATOs Jens Stoltenberg. Me të cillin ka thënë se nuk është dakord me qëndrimin e shprehur më herët nga presidenti francez.
“NATO mbetet guri themeltar i sigurisë sonë”, tha Merkel pasi presidenti Macron tha në një intervistë se tashmë NATO është një organizatë me mendje të vdekur. “Presidenti francez Emmanuel Macron përdori disa fjalë drastike, dhe ajo nuk është opinioni im për bashkëpunimin tonë me NATO”, shtoi Merkel. “Nuk mendoj se ka nevojë për gjykime të tilla përgjithësuese, edhe kur ne kemi probleme dhe nevojë për t’u bashkuar”, shtoi ajo. Sekretari i përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg gjtihahtu refuzoi komentet e francezit në konferencën e shtypit në Berlin duke thënë se SHBA dhe Evropa “po punojnë së bashku më shumë se kanë bërë dekada të shkuara”.