Projektligji për faljen e gjobave të bizneseve që u kapën me produkte të skaduara, Komisoni i Ekonomisë merr vendimin

0
338

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar ditën e sotme ligjin për faljen e gjobave të AKU për bizneset që u kapën me produkte të skaduara.Në Komision e Ekonomisë u mbajtën qëndrime të kundërta kundër draftit të paraqitur nga deputeti Ilir Beqaj për faljen e gjobave.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj kërkoi mbështetjen e deputetëve për mosmiratimit e ligjit për faljen e gjobave të AKU ndaj bizneseve që u kapën me produkte të skaduara.Ai tha se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe se përjashtimi është antikushtetues.

Debati në Komision

Arben Ahmetaj: Ligji nuk duhet të miratohet. Kërkoj mbështetjen e deputetëve. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, përjashtimi është antikushtetues. 

Mosdija në lidhje me ligjin nuk është justifikim. Kjo krijon premisa tek subjektet për moszbatim ligji. Kjo periudhë ka qenë aksion kundër informalitetit e sidomos në lidhje me sigurinë ushqimore.

Gjithashtu edhe zv/ministrja Ermira Gjeci është shprehur se Ministria e Bujqësisë është kundër draftit të paraqitur nga deputeti Ilir Beqaj për faljen e gjobave.

Bizneset janë lënë me qëllim në paligjshmëri për tu zhvatur

Ilir Beqja: Nuk kam bërë përllogaritje aritmetike të vlerës së gjobës. Nga 1 korriku deri 31 gusht për arsye licence kanë aplikuar 1415 subjekte, që do të thotë prej vitesh kanë qenë në moszbatim ligji. Kjo do të thotë prej vitesh kanë qenë në moszbatim ligji. Moszbatimi i ligjit ka qenë kaq masiv saqë deri më 30 qershor  ishte një gjë e pranuar në mënyrë të heshtur, e pa vënë re në mënyrë mikroskopike as nga vetë administrata e AKU-së në vite.

Unë jam dakord me pjesën e Kushtetutshmërisë së Ahmetaj. Por shifrat më bëjnë të ndalem. 1415 subjekte paskan qenë në paligjshmëri. Që do të thotë se trupat inspektuese i paskan lënë qëllim për ti zhvatur, e bënin me qëllim për ti bërë presione të paligjshme për ti zhvatur.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here