Ish drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit Mit’hat Havarit ditën e djeshme bëri një deklaratë të fortë në emisioni “Repolitix”, se me datë 23 tetor të këtij viti është kërcënuar në mes të rrugës nga Saimir Miolli. Ky i fundit sipas informacione është shpallur menjëherë në kërkim.
Havari ka treguar se Miolli kishte marrë përsipër të zbatonte porosinë e një krimineli, të cilit ish-drejtuesi i Lartë i Policisë i kishte përmendur emrin në media.
“Janë kërcënuar rrugëve, në 23 të muajit tetor, jam qytetar i thjeshtë, jam kërcënuar rëndë nga Sajmir Molli, më terrorizoi. Kishte marrë përsipër nga një kriminel. “Ti e di nga kush e kam porosinë”, se denonciva publikisht dikë në TV. Kam marrë Ardi Veliun, në celular u tregua i gatshëm. Ka kaluar 10 ditë. Shoh një lloj hezitimi, një polici inekzistente. Kam qenë zyrat i lartë i policisë së shtetit. S’kemi ngelur rrugëve që të na denigrojnë ashtu.
S’ka dhënë kontribut për Shqipërinë më shumë se unë, po t’i kishte ndodhur Ramës do ishte ngritur shteti në këmbë. Atë ditë që më ka kërcënuar, ka kërcënuar dhe një polic. Janë gjëra të rënda. Më fyu shumë rëndë, “Fuck ëife, daughter , everything” Isha në terror psikologjik, s’kisha asnjë lloj përkrahje as nga banorët që unë jetoj aty prej 25 vite, s’jam boksier, s’mund të bëja grushta me të”, tha Mit’hat Havari.