“Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri nuk janë për shitje”, Ambasada Amerikane bën reagim e fortë pas debateve për rrjetin 5G

0
377

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar sërish pak minuta më  parë për çështjen që ka hapur diskutim në Shqipëri në lidhje me teknologjinë 5G pas lajmeve se janë kundër.

Para pak ditësh, ambasada ndau një shkrim ku bëhej thirrje për të pasur kujdes nga Kina dhe kompania Huawei kur bie fjala për teknologjinë 5G, kjo deklaratë e cila u mbështet edhe nga Taulant Balla ditën e djeshme i cili tha se duket të jemi në një linjë me partnerët.

“Duhet të dëgjojmë partnerët tanë amerikanë kur bëhet fjalë për rrjetet 5G. Jo të gjitha kompanive që ndërtojnë këto rrjete mund tu besojmë të dhënat tona personale. Dikush mund t’i përdorë për qëllime të tjera. Duhet të forcojmë legjislacionin tonë për ti pamundësuar këto kompani dhe të rrisim sigurinë e sistemeve tona informatike”, u shpreh dje Balla.

Postimi i Ambasadës:

Faktet kanë rëndësi. “Gazetaria” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, nuk e ndryshon të vërtetën. Faktet janë këto: Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G. E Ngarkuara me Punë,  Leyla Moses-Ones e tha këtë javën e kaluar në Konferencën “Politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor”: “Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here