Katër persona, me fytyrat e mbuluara, të armatosur me pistoleta dhe kaçavida, hynë në shtëpinë e ish-lojtarit të Juventusit Claudio Marchisio dhe duke i kërcënuar ata, e detyruan atë dhe gruan e tij të hapnin kasafortën.
Hajdutët u larguan me xhevahire dhe orë; vlera e të cilave është e madhe.
Karabinierët janë në gjurmët e kriminelëve.