Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me z. Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore e Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI).
Kryemadhi shprehet se e ka falënderuar z. Benjamin për kontributin e dhënë gjatë bashkëpunimit shumë vjeçar të LSI me NDI. Ajo shton se diskutuan mbi rëndësinë themelore që ka në demokraci vota e lirë dhe e barabartë.
Pas deklaratës, qytetarët e kanë “masakruar” me komente në rrjetin e saj sociale.
Në një pjesë të komenteve që kanë shpëtuar pa u fshirë, qytetarët ia kanë kujtuar Kryemadhin, floririn për të cilin është akuzuar bashkëshorti i saj Ilir Meta.
Për qytetarët ajo dhe LSI janë të pabesueshme për shkak të skandaleve që mbartin me vete.












































