Arkeologët zbulojnë tunelin e nëndheshëm Aztek nën Mexico City

0
472

Instituti meksikan i Arkeologjisë e Antropologjisë njoftoi sot se ka zbuluar një tunel të mbushur me dekorime në qytetin Ecatepec de Morelos brenda kryeqytetit të Meksikës. Tuneli i lashtë i ujit thuhet se është ndërtuar nga  perandori Montezuma I  në shekullin e 15-të, me piktura dhe gdhendje dhe thuhet se lidhet me zotin e ujit dhe të fertilitetit Tlaloc

 Gdhendjet e gurit të gjetura brenda si dhe pjesët e statujave kanë vlerë të madhe arkeologjike.  Kërkuesit zbuluan 11 imazhe të gdhendura në muret e tunelit 9 metra të gjatë, si dhe mbetjet e një porte të drunjtë. Imazhet kishin lidhje me Tlaloc, një nga disa zotët e komunitetit politeist Aztek. Koordinatori i gërrmimeve Raul Garcia Chavez, tha për mediat se grupi punonte në këtë vend prej më shumë se një dekade që prej vitit 2004. Tunelii ujit është zbulimi i fundit i projektit.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here