“Në Babicë do jem, të marrë në telefon kur të shkoj te diga”, dalin bisedat me Moisi Habilajn që ‘fundosën’ Armand Koçerrin: Çkemi, ça bën, po flije gjumë o?

0
393

Është zbardhur një pjesë nga dosja e Prokurorisë, që përmban përgjimet e bandës së “Habilajve”, që akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Nga përgjimet e Akuzës zbulohen bisedat e fshehta mes disa anëtarëve të kësaj bande, të cilët u kapën me 4.5 tonë hashash, në Babicë të Vlorës, ndërsa një pjesë tjetër e bandës ishte aktive në Itali.

Biseda telefonike dhe me mesazhe mes Armand Koçerrit dhe Moisi Habilajt.

Përgjimet:

Biseda nr.1130:

Me datë 30.09.2017, pra 3:21:39 PM, numri i telefonit 0694336645, që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri telefonon numrin 0696525777, që përdoret nga Moisi Habilaj, me këtë përmbajtje:

777- Alo

645- O vlla ca bën. Andi jam çkemi?

777- Kush o?

645- Ani, Ani, Ani ore Koçerri.

777- Alo

645- Ani jam ca po bën

777- Hë vlla, hë të keqen.

645- Çkemi, ça bën, po flije gjumë o

777- Jo ore jo ktu te lokali jam, hë më thuaj

645- Je poshtë apo lart

777- Tani do iki lart, do iki për në shpi

645- Doja të takoja i çikë, të pyesja për diçka.

777- Ku je ti

645- Unë në shpi

777- Në Babicë do jem, të marrë në telefon kur të jem te diga

645- E mirë merrem në telefon.

Biseda nr. 1131:

Me datë 30.09.2017, ora 3:37:32 PM, numri i telefonit 0694336645, që përdoret nga KOçerri, ka dërguar sms drejt unmrit 0696525777, që përdoret nga Moisi Habilaj, me këtë përmbajtje: SMS Text: Jam te noku.

Biseda nr. 1133:

Më datë 30.09.2017m ora 3:38:37 PM, numri i telefonit 0694336645, që përdoret nga Koçerri, ka marrë sms nga numri 0696525777, që përdoret nga Moisi Habilaj, me këtë përmbajtje: SMS Text: 5 min./BW

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here