Aksion i madh policor në Lazarat, arrestohen 4 persona të shpallur në kërkim (Emrat)

0
314

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar katër persona të shpallur në kërkim, kryesisht për veprat penale të kultivimit të lëndëve narkotike.

Mësohet se arrestimet kanë ardhur si pasojë e një aksioni të madh nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm për kapjen e personave në kërkim në fshatin Lazarat.

U arrestua Tahir Brahimi, i dënuar me 6 muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Pare Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal; Ago Rabaj, Çoman Rabaj dhe Blerim Rabaj për të cilët Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal, “Kultivim i bimëve narkotike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here