“E mbushën Kuvendin me parazitë e vemje”, shpërthen deputeti dhe nxjerr prapaskenat e rënda: Zorraxhi për dreka e darka qyl! (Ka një mesazh edhe për kryetarët e partive)

0
324

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale deputeti Myslim Murrizi ka hedhur akuza të shumta mbi mënyrën se si zgjidhen deputetët e Kuvendit, ndërkohë që ka sulmuar ashpër edhe kryetarët e partive.

Murrizi shkruan se përmes sistemit aktual, kryetarët e partive, ofrojnë në politikë “vemjet dhe parazitët” të cilët sipas tij,  fshihen nga vota e qytetarëve dhe mbrojnë interesat e kryetarëve të partisë.

Postimi i Murrizit:

LISTAT E HAPURA QEROJNE NGA POLITIKA DHE PARLAMENTI VEMJET, PARAZITET, SKUTHET DHE ÇDO LLOJ KATEGORIE TE PISTE QE FSHIHET NGA VOTA E QYTETAREVE DUKE HYRE NE MENDERE TE KRYETAREVE

Me vjen shume mire qe shtohen zera per zgjedhjen e deputeteve nga qytetaret dhe jo emerimin e tyre nga kryetaret. Populli thote: me mire vone sesa kurre. Te gjithe individet me kellqe politike, njerez qe takojne qytetare, politikane qe duan demokracine e votes, duan pranojne dhe kerkojne qe ne politike dhe parlamen, te vijne nga vota e qytetareve. Te gjithe servilet, hipokritet, spurdhjaket politik, parazite e vemje pa fytyre, pa pigment pa moral perfaqesues, te peshtire ne ekstrem ne lepirje ndaj çdo kryetari, duan qe te jene perfaqesues, pa perfaqesuar askend. Duan te jene ne parlament pa vota por me jargavitje ndaj kryetarit

Pa kontribut e merite, por me intriga e skuthelliqe. Pa takuar asnje qytetare, por duke i lepire menderen çdo kryetari. Pa bere fushate, por duke u verdallosur si zorraxhi per dreka e darka qyl gjate 45 diteve si lider. Pa patur asnje vote, por duke patur te gjithe cilesite e pista te rraces njerezore

Pa paguar asnje kafe te atyre qe punojne per te ne fushate, por duke paguar qindra minjera euro tek kryetari. E per kete kategori te ndyre politikanesh, qe po i shoh te qajne e qurraviten neper ekrane e port-hale se nuk ka problem sistemi por rustemi, se listat e hapura nuk sjellin ne parlamen “ profesor” “ shkencetar” apo “ intelektual”, me lista te hapura nuk do tua shoh me kurre njeri surratin apatik, sepse nuk ju voton askush. Bile jo pak nga ky soj kur kane kaniduar me pdr, psd, frd, pd, paa me emer, nuk kane mare as votat e familjes. Listat e hapura rrisin demokracine ne parti, ne parlament dhe ne qeveri. Listat e hapura zhdukin perfundimisht minjt politik nga skena politike bajate e Shqiperise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here