Edi Reja flet pas ndeshjes: Kemi ndërtuar një skuadër të vërtetë

0
330

Tekniku italian Edi Reja ka ndërtuar një super ekip dhe kjo duket qartë. Reja duk i kënaqur pas fitores 0-4 në transfertë ndaj Moldavisë dhe pas ndeshjes vlerësoi djemtë për paraqitje. Gjithashtu, ai shtoi se bashkë me lojtarët dhe stafin, po krijon një grup shumë të bukur në Kombëtare.

Pjesë nga intervista

A ishte kjo fitore një konfirmim i rritjes së cilësisë së kësaj skuadre?

U treguam të zotë sot. Ishte një nga ato ndeshjet që e quaj të vështirë, sepse duhet përqendrim i lartë, edhe pse kundërshtari ishte modest. Është e vështirë, edhe nga ana e motivimit. Kur ishim 3-0, e menaxhuam mirë.

Debutimi i Trashit me gol…

Bëmë një paraqitje të mirë si skuadër. Trashi, përtej golit, bëri një paraqitje të mirë. Goli është një sforco kolektive. Sot gabuan ata, dhe shfrytëzuam nga gabimi i portierit. Më pëlqen që po formojmë një grup kolektiv të fortë. Bëmë një pjesë të dytë të mirë, menaxhuam rezultatin. Ndërkohë, në pjesën e parë ishim aty, dhe bëmë gjithçka mirë. Shtoj, edhe Kumbullën dhe Selahin, janë djem të rinj që luajnë titullarë në skuadrat e tyre. Jam i kënaqur për ata, që bënë debutimin. Më vjen keq për djemtë e tjerë që nuk arritën të luanin. Por, më vjen mirë që ky grup është i bashkuar, dhe do vijojë kështu.

Fitore historike, 4 gola në transfertë, dhe hera e parë që shënojmë 3 në pjesën e parë…

Kemi ndërtuar një skuadër të vërtetë, përtej rezultateve dhe asaj që u pa në fushën e lojës. Kemi një staf të mrekullueshëm, me Bulkun dhe Salihin. Kemi edhe analistin e ndeshjeve, kemi një grup që bashkëpunon dhe kështu vijnë rezultatet pozitive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here