Google search engine
Home Politike Trondit Edi Rama: Meta-Berisha grup kriminal kundër negociatave, Venecia faktoi marrëzinë e...

Trondit Edi Rama: Meta-Berisha grup kriminal kundër negociatave, Venecia faktoi marrëzinë e presidentit, shkarkimi nuk ndalet

0
303

Komisioni parlamentar i Reformës Zgjedhore do të mblidhet ditën e sotme, ku në rend dite do të ketë diskutimin mbi ecurinë e ecurisë së punës dhe konkluzionet e tryezës së OSBE me temë “Të mohuar nga sistemi: Ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë”. Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri i dërgoi një ftesë Partisë Demokratike, ku e fton të bëhet pjesë komisionit për të vijuar me diskutimet e lëna nga data 25 shtator. “I nderuar z. Kaso, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore do të zhvillojë një mbledhje ditën e enjte, datë 10 tetor 2019, në orën 10:00, me rend dite: “Diskutimi mbi ecurinë e axhendës së punës së komisionit dhe konkluzionet e tryezës së organizuar nga OSBE, më datë 25 shtator mbi sistemin zgjedhor”. Bashkëlidhur po ju nis minutat e konferencës “Të mohuar nga sistemi: ndërtimi i një sistemi gjithëpërfshirës për të mbrojtur demokracinë”, thuhet në ftesën që Gjiknuri i drejtoi PD. Njësoj si herën e parë, mazhoranca i drejtoi ftesë vetëm PD, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Ivi Kaso, duke lënë jashtë LSI dhe partitë e tjera opozitare.

PS ndan procesin në dy faza

Por pas ftesës publike që Damian Gjiknuri i bëri PD, reagoi Partia Socialiste. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh i vendosur për ta ndarë procesin e reformës zgjedhore në dy faza, duke shtuar se rekomandimet e OSBE të kalojnë në komision. “Asnjë sistem zgjedhor nuk është më i mirë se tjetri. Kjo është aksiomë nuk e kam nxjerrë unë. Dhe po të mos ishte ky sistem këtu do të kishim shumë më tepër njerëz që do të thoshin Peqini dhe Kavaja janë më të rëndësishme se Franca nuk diskutohet. Po të mos ishte ky sistem këtu do të ishte kafja e burrave akoma siç ka qenë gjithmonë. Këto janë diskutime legjitime. Nuk ka problem. Rekomandimi nuk ka lidhje me këto. Këto mund t’i diskutojmë. Ajo që duhet të bëjmë është që të bëjmë reformën me dy shkallë. Të kalojmë rekomandimet në komision”, u shpreh Rama.

PD refuzon ftesën e Gjiknurit

Por pavarësisht të gjitha tentativave të mazhorancës për një tryezë gjithëpërfshirëse, PD e ka refuzuar ftesën e bashkëkryetarit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri. Ish-deputeti Oerd Bylykbashi gjatë një interviste televizive deklaroi se nuk do pranojnë të ulen në tryezën e thirrur nga OSBE, duke i cilësuar si komision monist. Bylykbashi u shpreh më tej se opozita kërkon një reformë për qytetarët shqiptarë dhe jo për partitë politike, ku theksoi se interesimi i publikut të jetë i përfshirë në këtë proces. “Reforma zgjedhore, e barasvlefshme me reformën në drejtësi. Ky komisionin nuk ka më legjitimitet, ky është një komisionin bipartizan. Ky Parlament është monist, ai komision është monist. Propozimi ynë kërkon gjetjen e një instrumenti të besueshëm jashtë këtij parlamenti. Nuk mund të diskutohet në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ne nuk kërkojmë një reformë zgjedhore për PD apo për PS, por për shqiptarët. Kosova dha një leksion të jashtëzakonshëm. Është në dritën e diellit se çfarë ndodhi atje. Për ne është një turp i madh. Duhet që interesi i publikut të jetë qartazi i përfshirë në këtë reformë zgjedhore. Në fund fare, reforma zgjedhore dhe çështja madhore që mund të futet në këtë reformë, siç është diskutimi i sistemit zgjedhor, nuk janë çështje teknike”, u shpreh Oerd Bylykbashi. Ndërkohë ditën e djeshme Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Roberto Montella priti në Kopenhagen një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë. Të pranishëm në takim ishin deputetët, Rudina Hajdari, Senida Mesi dhe Ralf Gjoni. Roberto Montella shprehu besimin se të gjitha palët duhet të vazhdojnë të përfshihen në miratimin e reformës zgjedhore, përfshirë përfaqësues të qeverisë, opozitës parlamentare dhe opozitës jashtë parlamentare, shoqërinë civile si dhe ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Elisjeda Kiko

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here