Google search engine
Home Bota “Kujdes, ke polici përpara!”/ Polonia kap me dronë shoferët që paralajmërojnë njëri-tjetrin...

“Kujdes, ke polici përpara!”/ Polonia kap me dronë shoferët që paralajmërojnë njëri-tjetrin me drita

0
25

Policia në Poloni ka nisur të përdorë dronë për të identifikuar shoferët që paralajmërojnë drejtuesit e tjerë për kontrollet e policisë në rrugë.

Një operacion është zhvilluar nga policia në Myślenice, ku efektivët ngritën në ajër një kuadkopter për të monitoruar trafikun dhe për të dalluar drejtuesit që përdornin dritat e përparme për të sinjalizuar automjetet që vinin përballë.

Shoferët që aktivizonin dritat për të paralajmëruar të tjerët për praninë e policisë identifikoheshin nga droni. Më pas, një patrullë tjetër policie, e pozicionuar më tej përgjatë rrugës, i ndalonte drejtuesit e dyshuar se kishin dhënë paralajmërimin.

Policia synon përmes kësaj metode të kontrollojë më mirë trafikun dhe të evidentojë drejtuesit që përpiqen të ndihmojnë automjetet e tjera t’u shmangen kontrolleve rrugore.

🇵🇱 Poland has started using drones to catch drivers who flash their headlights to warn others about upcoming police checkpoints

Police in Myślenice sent a quadcopter into the air to spot every “helpful” driver warning oncoming traffic.

Those who flashed their headlights were then met by another police patrol further down the road.

— NEXTA (@nexta_tv) October 6, 2026

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here