Tirana zyrtare i drejton një letër qeverisë holandeze. Letra mban firmën e grave ministre të qeverisë sonë
Letra e tërheq vëmendjen edhe tek bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Holandës në luftën kundër krimit të organizuar, që sidomos vitin e kaluar ka qenë më i thellë se kurrë më parë.
“Shpresojmë ta kuptoni se sa e vështirë është beteja jonë, të cilën nuk mund ta fitojmë të vetëm”, thuhet më tej, “dhe disa nuk duan që ne ta fitojmë, përfshirë dhe një pjesë këtu në vendin tonë”.
“Dështimi i përpjekjeve tona për të çelur bisedimet e anëtarësimit është çmimi më i madh për këto forca të errëta. Ne nuk kërkojmë që të ndryshoni pikëpamjet tuaja, thjesht duam që të bashkoheni me kombet e tjera të Europës duke i shtrirë dorën Shqipërisë dhe të na lejoni t’i çojmë këto përpjekje tonat në të një tjetër nivel”, përfundon letra.