Sherri i bujshëm, Prokuroria bën lëvizjen e menjëhershme ndaj burrit të ministres Besa Shahini

0
307

Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimin e kandidatit për deputet të koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj, i cili është edhe burri i ministres së Arsimit Besa Shahni.

Po ashtu hetimi ka nisur edhe për dhe shoqëruesin e tij, Fatos Sahiti, pasi akuzohen se kanë sulmuar kandidatin për deputet nga radhët e VV-së, Haki Abazi.

Mediat kosovare të cilat citojnë burime nga Prokuroria e Shtetit raportojnë se  Molliqaj e Sahiti po hetohen për sulmin në fjalë dhe më pas do të vendoset nëse do të ketë aktakuzë.

“Në rastin konkret ka dy të dyshuar. Prokuroria deri tani ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimit të tyre. Rasti është në procedurë e sipër”, -tha Kujtim Munishi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here