Aksioni i IKMT agravon keq situata/ Përleshje mes pronarëve dhe policisë, gruaja shpërthen në të qara: Do shtroj fëmijët e mi këtu! (VIDEO)

0
303

Aksioni i IKMT në Vlorë për prishjen e lokaleve pa leje dhe për t’i hapur rrugë ndërtimit të Lungomare 2 është shoqëruar me përleshje mes policisë e qytetarëve. Banorët por edhe pronarët e bizneseve janë konfliktuar me inspektorët e IKMT dhe policinë që kishte shkuar në ndihmë të tyre.

Në video shihet se si një grua kërkon të ndalojë IKMT dhe policinë. Me një fëmijë të vogël në krahë ajo qan e ulëret vazhdimisht, ndërsa policia ka shoqëruar me sa duket bashkëshortin e saj.

Më herët nga ambientet e lokalit ajo dëgjohet teksa thotë se nuk do ta lirojë pronën e saj.

“Të vijë kush të dojë. E kam djersën e fëmijëve të mi. S’iu vjen zor, çfarë bëjnë kështu. Nuk iki, këtu do shtroj fëmijët e mi, të katërt. E kam blerë me lekë, me djersën e ballit”, thotë gruaja duke qarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here