“Si u lirua Gentian Malindi, pasi u kap me 500 kg drogë?”/Nuk përmbahet Artan Hoxha, nxjerr faktet tronditëse: Biznesi i peshkut u përdor për të mbuluar kokën e madhe!

0
393

Gazetari, Artan Hoxhai ftuar në studion e lajmeve në Report Tv hodhi dritë mbi disa dosje të bujshme të trafikimit të drogës.

“Gentian Malindi u arrestua në vitin 2013, ai ka qenë i skaduar. Si doli nga Gjykata? Si e ka liruar gjykata këtë person? 500 kilogramë kanabis që ju kap atij, nuk është sasi e vogël. Dhe ndodhi në vitin 2013. Mesa duket ndërhyrja e DEA-s për të ndërprerë këtë linjë të trafikut të drogës… por nuk e dinë a do të ndërpriten operacionet e tjera të krimit të organizuar që përdor si bazë

Kapja e 613 kilogramëve kokainë në Maminas ishte sinjal që Porti i Durrësit ishte në monitorim. Rasti i fundit dëshmon që porti i Durrësit vijon të jetë bazë e krimit.

A mund të jetë mbulim biznesi i peshkimit? Në rastin e Arbër Cekajt rezultoi që kompania e bananeve ishte mbulim. Në këtë rast nuk dimë as të kujt ishin kontenierët. Magazinimi i kontenierit mund të jetë tjetër gjë, nuk është e thënë që ai që ka porositur bananet ka porositur edhe kokainën”, shprehet Artan Hoxha.

Në krye është një biznes që i kalo përmasat dhe kapacitetet e tyre. Nuk është Gentian Malindi. Ata kanë më shumë se dy dekada në këtë rrjet, i kanë ndërruar qeveritë me radhë. Uroj të provohet përfshirja e tyre në këtë ngarkesë. Në rastin e Arbër Çekajt nuk u provua dot. Mbetëm tek Arbër Çekaj, nuk u provua kush ishte pas tij”, tha Artan Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here