“Duhet të mbajnë përgjegjësi”, Rudina Hajdari plas deklaratën e fortë pas tryezës për Reformën Zgjedhore: SPAK-u do të hetojë krimet elektorale në të kaluarën!

0
271

Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari ka reaguar pas tryezës që u zhvillua dje nga OSBE-ja për reformën zgjedhore.

Hajdari shkruan në një postim në rrjetet sociale se për të pasur një reformë gjithëpërfshirëse ata që manipuluan zgjedhjet në të kaluarën duhet të mbajnë përgjegjësi. Por politikanët nuk mund të bëjnë gjyqe për njëri-tjetrin, thotë vajza e Azem Hajdarit, që shton se një gjë të tillë do ta bëjë SPAK & BKH.

“Në të vërtetë, Komiteti Ad Hoc për Reformën Zgjedhore, theksoi se për të pasur një reformë gjithëpërfshirëse të zgjedhjeve ata që kanë manipuluar zgjedhjet në të kaluarën duhet të mbajnë përgjegjësi. Sidoqoftë, këto hapa do të ndërmarrin SPAK & BKH, pasi politikanët nuk mund të bëjnë gjyqe për njëri-tjetrin”, shkruan Rudina Hajdari.

Tryeza e djeshme u përfshi nga debate të forta, ndërsa përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso pasi propozoi që reforma zgjedhore të bëhet nga ndërkombëtarët u largua. Por si ambasadori i OSBE-së, por edhe kryeministri Rama e kundërshtuan një propozim të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here