Ivi Kaso, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka braktisur diskutimet që po zhvillohen aktualisht për reformën zgjedhore. Ivi Kaso është larguar menjëherë nga tryeza ku ndodhen përfaqësues të Partisë Socialiste, opozitës parlamentare dhe OBSE-së.Nuk dihen arsyet e largimit të përfaqësuesit demokrat, por ky veprim ka shkaktuar debate në tryezë midis deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.