Gjatë konferencës për shtyp, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është pyetur nga gazetarët nëse do të ulet në dialog me Edi Ramën si kryeministër. Kryemadhi tha se bisedimet pa Ramën kryeministër nuk kanë qenë kushti i saj dhe i LSI-së, por i kreut të opozitës Lulzim Basha.
“Nga ne jo, ka qenë nga zoti Basha, ka qenë se dekreti i presidentit i 10 qershorit, ishte mundësi që i jepte Rames për c’tensionimin e situatës politike, dekretet për shtyrjen e zgjedhjeve ishin mundësi e madhe për te treguar që Rama kishte vullnet politik, për tju dhënë mundësi shqiptarëve për të zgjedhur, jo votuar. E kam thënë që dekreti ishte shans edhe për Bindjen Demokratike”, tha Kryemadhi, ndërsa theksoi se nuk i pëlqen të thotë “Rama ik”.
“Mua nuk më pëlqen për hir të së vërtetës të them “Rama ik” se ne kemi një mision”, deklaroi ajo, por teksa u pyet për entuziazmin e kryeministrit për “PO”-në e Gjermanisë deklaroi se i vjen keq që është kthyer në meme.
“Po kërkoja qëparë një printim të një statusi të një gazetari të Euroneës i cili po talleshe. Kur e shikon në plan të parë të vjen për të qeshur, por kur e shikon të vjen keq për vendin tonë. Ndjen keqardhje që është bërë për meme nga ndërkombëtarët se për shqiptarët është bërë me kohë meme”, tha kryetarja e LSI.