Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo, ka folur për tryezën e OSBE për Reformën Zgjedhore, të mbledhur ditën e sotme, ku e pranishme ishte edhe opozita joparlamentare.Kryediplomati italian iu ka bërë thirrje partive politike të ulen për të zgjidhur problemet që kanë, sidomos me Reformën Zgjedhore, ndërsa ka kërkuar t’i hapen negociatat Shqipërisë tani, pasi sipas tij, janë plotësuar me kohë kushtet. “Zgjidhja e krizës politike është një objektiv kryesor për një vend që kërkon të aderojë në BE. Ftojmë të gjitha forcat politike të ulen së bashku për të zgjidhur problemet që kanë, sidomos reformën zgjedhore. BE i ka dhënë disa detyra Shqipërisë dhe ne mendojmë se këto detyra janë plotësuar kohë më parë dhe nuk gjejmë arsye përse duhen vendosur kushte të reja për të hapur negociatat. Negociatat duhen hapur tani. Të hapësh negociatat nuk do të thotë të jesh anëtar i BE, por të nisësh rrugëtimin drejt saj”, ka deklaruar ambasadori Cutillo.