Debatuan keq teksa u larguan nga tryeza e OSBE, ‘pendohen’ Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni: Kjo është mundësia e fundit!

0
290

Vijon tryeza e OSBE për Reformën Zgjedhore, mbledhje që u shoqërua me debate të forta mes deputetëve të opozitës parlamentare.

Shumica e deputetëve të rinj u larguan nga mbledhja, ndërsa Rudina Hajdari, e cila është dhe bashkëkryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhore, tha se kjo është mundësia e fundit për të zgjidhur këtë çështje të rëndësishme dhe largimi do të ishte fundosje.

Pasi doli për t’iu kërkuar deputetëve të tjerë të mos largoheshin, ku ndër të tjera i tha Ralf Gjonit të mos bënte “show politik”, Hajdari është rikthyer sërish në tryezë, për të vijuar diskutimet.

Së bashku me të, në tryezën e diskutimit është kthyer edhe kryetari i grupit parlamentar të pavarur, Nimet Musai. Ndërkohë tryezës sapo i janë bashkuar edhe deputetët Ralf Gjoni e Halil Jakimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here