Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pak minuta më parë. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ishte me magnitudë 3.4.
Ndërkaq, epiqendra e tërmetit është regjistruar 2 km nga Vora dhe 15 km nga Tirana, me thellësi 5 km.
Pasditen e shtunë një tërmet i fuqishëm 5.8 i shkallës Rihter dhe me intensitet 7.5 ballë u regjistrua në detin Adriatik, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe panik kryesisht në qarkun e Tiranës dhe Durrësit.
Ndërkaq, sizmiologët janë shprehur se pas-goditjet e tërmetit do të vijojnë edhe disa ditë, por me intesitet në rënie.