Gazetari, Basir Çollaku tregoi sesi nisi rrënimi i dosjes “Tahiri” dhe që u finalizua me dënimin me 3 vjet shërbim prove nga Krimet e Rënda një ditë më parë.
Çollaku thotë se gjyqtarët dënojnë më tepër denoncuesin sesa të denoncuarin
“Kam folur me një nga prokurorët që është marrë me këtë histori dhe më tha: Kur po debatonim sesi ta merrnim para se të shkonte kërkesa në kuvend për arrestim, ideja dominuese profesionalisht ishte që ta fillojmë hetimin në terren. Ishin 200 oficerë policie të kallëzuar për bashkëpunim me bandat e kultivimit të drogës. Duke ardhur tek oficerët, drejtuesit, shefat e komisariateve, drejtuesit e policive, do ngjiten skema lart dhe kur të shkonin te Ministri i Brendshëm që ishte administratori i kësaj gjëje, nuk kishin më nevojë për prova nga Italia, se provat janë në Shqipëri, këtu është bërë vepra penale.
Dikush, diku, dikur, e shkërmoqi këtë ide dhe erdhi pastaj piramida poshtë. Goditjen e dytë e ka marrë te ekstradimi i paligjshëmn i Nazer Seitit. Ministrja ka firmosur, prokurorja e përgjithshme e përkohshme, përhershme, e përjetshme, e pafajshme ka firmosur, drejtues burgjesh, komisariatesh, gjetën dhe një avokat pushteti Detar Hysin dhe ai luajti skemën e qeverisë dhe hoqën bllokun, shënimet, të dhënat kush ka marrë para, sa ryshfete janë marrë, sa janë dhënë. Gjyqtarët dënojnë më tepër denoncuesin sesa të denoncuarin,” tha ai në Ora News.