Policia dhe Krimet e Rënda në deklaratë urgjente, prokurori Mara me dorë të fortë: Po hetojmë, do godasim edhe grupe të tjera!

0
506

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë kanë lëshuar mbi 30 urdhër-arreste për persona të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Prokurori Vladimir Mara ka dhënë detaje në lidhje me këtë operacion. Mara u shpreh se policia ka arrestuar 34 vetë, ndërsa shtoi se janë gjithsej 4 grupe kriminale që janë shkatërruar e se ata bashkëpunonin me njëri-tjetrin.

Mara paralajmëroi goditjen e të tjera grupeve kriminale që veprojnë në Shqipëri dhe në shtete të Bashkimit Europian.

“Është hetim i shtrirë në disa vjet. Është hetim që është bërë në Shqipëri dhe në vende të BE. Grupi kriminal vepronte në2 Shqipëri e Greqi kryesisht. Gjatë këtij hetimi, ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të Krimeve të Rënda. Janë lëshuar 36 urdhër-arreste, ndërsa 8 vetë janë shpallur në kërkim. Po hetojmë sepse ka grupe kriminale që veprojnë në shtete të BE. Janë 4 grupe kriminale, por se ata veprimtarinë e kishin programuar dhe kishin raporte me njëri-tjetrin. Ata merrnin drogën nga vende si Greqia etj, kultivonin drogë edhe në Shqipëri, ndërsa e shisnin në vende të Bashkimit Europian. Ne kemi dërguar në gjykatë të gjitha provat dhe kemi kërkuar “arrest me burg” për të gjithë të dyshuarit”, tha prokurori Mara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here