“Dhanë dorëheqjen se nuk e dinin si do shkonte kjo histori”, Artan Hoxha tregon se çfarë fshihet pas vetingut në polici

0
304

Për gazetarin Artan Hoxha, vetting-u në radhët e Policisë së Shtetit është ndryshuar gjatë rrugës.

Hoxha tha se ky proces nuk është finalizuar ashtu siç u tha në fillim.

Hoxha tha:

“Ideja ishte që të kalonte e gjithë trupa e Policisë së Shtetit. Madje aq i madh ishte efekti fillimisht sa një pjesë e tyre dhanë dorëheqjen vetë. Sot ata janë bërë pishman që dhanë dorëheqjen sepse nuk e dinin se si do të shkonte kjo histori, por besuan se do të ishte e fortë. Për shumë arsye kjo u ndryshua gjatë rrugës. Megjithatë, për mua ishte e mjaftueshme që kontrolli apo vetting-u të bëhej në rang drejtuesish dhe jo inspektorët e thjeshtë. Nuk u finalizua ashtu siç u tha në fillim. Nga një vetting i 12 mijë efektivëve përfundoi në vetting të trupës drejtuese të policisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here