Soros: Trump të luftojë Kinën për demokracinë, jo për ekonominë

0
312

Aktivisti liberal miliarder George Soros ankohej sot në një editorial për Wall Street Journal se presidenti Donald Trump po mbron në mënyrë egoiste ekonominë e SHBA me luftën tregtare ndaj Kinës, në vend që ta bëjë këtë për arsye të kryqëzatës për demokraci.

Influencuesi hebre hungarezo-amerikan tha se ishte dakord me luftën ekonomike ndaj Kinës por kundërshtoi praktikën e presidentit për pazaret me sanksionet ndaj Huawei dhe arritjen e marrëveshjes tregtare me Pekinin.

Themluesi i fondacioneve Shoqëria e Hapur akuzonte Trump se kërkon marrëveshjen tregtare me Kinën si pjesë e një komploti cinik “për forcimin e aksioneve ameriakne në bursë, me qëllim rritjen e shanseve të tij të rizgjedhjes”.

 Sipas Soros, i cili me pikëpamjet e tij vizionare ka krijuar krizën e emigracionit në Evropë, Trump nuk duhet të merret me ‘gjëra të vogla’ si ekonomia e SHBA por ta përfshijë vendin e tij në përpjekjen ezoterike për të “hapur shoqërinë” kineze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here