Shtyhet pas 7 orësh te Krimet e Rënda, seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Mësohet se Gjykata ka vendosur të shtyjë seancën maratonë, ndërsa seanca e radhës ku Tahiri do të njihet me vendimin, do të mbahet më 19 shtator në orën 09:00. Gjatë ditës së sotme Prokuroria kërkoi 12 vite burg për ish-ministrin, ndërsa ky i fundit kishte zgjedhur të përballet vetë me prokuroët, pavarësisht se shoqërohej nga avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia.