Gazetari i njohur Adi Krasta ka risjellë në vëmendje edhe një herë një monolog të publikuar në emisionin e tij “A” në ‘news 24’ më datë 22 prill të këtij viti. “E ripostoj me kërkesë të miqve ndërkombëtarë”, shkruan Krasta krahas videos, që rinxjerr në pah një nga çështjet e shumëdebatuara, liria e medias dhe abuzimi me pushtetin. “Gjatë cdo qeverisje të tranzicionit, pas konsensusit të muajve të parë që cdo parti e ka patur, ka ardhur e pashmangshme diçka më kapricoze se sa vetë personaliteti i liderit, është abuzimi me pushtetin.Këto 30 vjet nuk kemi mësuar nga liria. Institucionet e pavarura dhe media e fortë që e garantojnë demokracinë, duhet të kishte qenë arritja më e madhe. Çuditem që ka gjithnjë e më pak gazetarë të pakonformuar në vend, nuk e kuptoj nëse ndodh pasi të lënë pa punë me një telefon, ose takim sekret me pronarët për të të mbyllur gojën, apo mbyllja e gojës me kontrata e favore përfituese në një marrëdhënie jo të shëndetshme me pushtetin”, shprehet Krasta në këtë monolog, ndërsa jep si shembull rastin e ish presidentit të SHBA, Regan, sipas tij një president me peshë, jo shaka biznesi. “ U thotë gazetarëve se megjithëse raporti i tij me ta bëhej shpesh kundërshtues, ai ua njihte vlerën për të mirën e vendit e demokracisë. Sulmi ndaj gazetarëve, sharja në këto 6 vjet, krijimi i fakteve e tv alternative, atmosferëve të regjistruara alternative është shenja e mungesës së demokracisë dhe abuzimit me pushtetin.Ka ardhur koha që edhe sikur një gazetar i vetëm të qëndrojë në këmbë për të thënë atë që mendon do të ketë gjithmonë mirënjohjen time të plotë. Qeveritë nuk kanë rënë nga gazetarë, unë e kam të pa,mundur të hedh një qeveri poshtë. Ato kanë rënë kur janë bërë pashmangshmërisht të rënshme, por asgjë e tmerrshme nuk ka ndodhur për vendin një ditë më pas. Kur qeveritë bien, vendi injektohet me një entuziazëm të ri, dëshirë për të parë përpara, ndërsa vendi lëviz para dhe partitë kërkojnë shpëtim në demokratizimin e tyre të brendshëm, lëpijnë plagët e gabimeve, fajeve kërkojnë të ndryshojnë, gazetarët qëndrojnë po aty, për të vazhduar të kryjnë misionin e tyre të komunikimit me atë që quhet ringritja pas rënies. Ju bëj thirrje atyre pak pronarëve të mediave ende të pa kapura në Shqipëri, të bëjnë një sforcim për të mbështetur gazetarët e tyre në një mision tanimë të shenjtë”, përfundon Krasta.