“Si ka mundësi, ja kemi futur njëri-tjetrit?!”/ Surprizon Tahiri, zbulon e-mailet konfidenciale të Kohilës dhe Jaeld Çelës për prokurorët kundër Mojsi habilajt

0
345

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka dhënë informacione të reja në mbrojtjen që po bën në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku prokuroria kërkoi ndaj tij 12 vite burg, që nëse dënohet ulen në 8 vite për shkak se i është pranuar gjykimi i shkurtuar. Tahiri tha se Gjergji Kohila, në atë kohë shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, ka njoftuar me e-mail prokurorin duke e vënë në dijeni për aktivitetin kriminal të grupit Habilaj. “Ne jemi grup i strukturuar kriminal dhe bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, por nga ana tjetër njoftojmë prokurorinë që Habilaj merrej me drogë”, tha Tahiri duke e ngritur këtë qëndrim në një kontradiktë me atë cfarë e akuzon prokuroria. “Prokurori e ka nisur procedimin shumë muaj më pas nga raportimi i Kohilës”, tha Tahiri në seancën e mbojtjes ku provat i ka radhitur në fletë të mëdha të bardha të vendosur në tabelë, në formën e telajos.

Siç raporton Arsen Rusta, ish-ministri ka përmendur edhe Jaeld Çelën, në atë kohë drejtor i Policisë së Vlorës, ku tha se ka qenë ai që ka referuar në prokurori materiale për Mojsi Habilajn. Madje mbi dokumentet e protokolluara nga Jaeld Çela dhe informacionet e kryepolicit të Vlorës, posta e Selenicës ka asgjësuar në terren parcelat me kanabis, “Si është e mundur që ja kemi futur njëri-tjetrit”, është shprehur ish-ministri duke ju drejtuar prokurorisë. Si mund të jetë ministri ndihmësi i ndihmësit, i Jaeld Çelës”, theksoi Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here