“LSI e gatshme të shkojë në zgjedhje, me apo pa Ramën”, Kryemadhi del me mesazh të ri dhe lëshon paralajmërimin e rëndë: Ne duhet të luftojmë me bishën!

0
281

Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të shkojë në zgjedhje, me ose pa Ramën Kryeministër. Kjo është deklarata që kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dha për News24. Ndër të tjera ajo tha se partia që ajo drejton nuk do t’i kushtëzojë zgjedhjet dhe se e vetmja zgjidhje është përballja me shtetin e kapur nga Edi Rama.

“Ne si LSI nuk kushtëzojmë asnjëherë momentin e zgjedhjeve. Pse e themi nuk kushtëzojmë momentin e zgjedhjeve, sepse ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument që në një farë mënyre do të ç’bëjë të gjithë këtë nyje të lidhur keqtas, për shkak të mosfunksionimit të gjykatave, për shkak të mosfunksionimit të sistemit, të demokracisë. Ne duhet të përplasim, ne duhet të luftojmë me bishën, sepse nëse nuk luftojmë me bishën nuk ka kush ta mundë bishën dhe në këtë rast, bisha është kapja e pushtetit nga kryeministri. Pavarësisht ligjëratës politike që ngre kryetari i PD-së dhe kryetari i opozitës që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si LSI mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik. Në votimet e 30 qershorit, shqiptarët i dhanë një përgjigje jashtëzakonisht të madhe jo vetëm maxhorancës ku i thanë se e bojkotuan në 85% po i dhanë edhe një përgjegjësi shumë të madhe opozitës, ku i thanë që 85% e tyre iu përgjigjën aksionit politik të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet moniste të Edi Ramës”, u shpreh Kryemadhi.

Për mungesën e dialogut të deritanishëm midis palëve, Kryemadhi bën fajtor kryeministrin Rama, i cili sipas saj, është kthyer në një kryeministër arrogant.

“Mungesa e dialogut nuk ka ardhur si rezultat i opozitës, mungesa e dialogut ka ardhur si rezultat i arrogancës së maxhorancës dhe sidomos të kryeministrit. Mos harroni në dy vjet të parlamentit, nga 2017 deri në momentin e djegies së mandateve, opozita është munduar disa herë për të ofruar jo vetëm dialogun por edhe propozimet e saj në parlament”, vijoi me tej kryetarja e LSI.

Monika Kryemadhi kërkon që organet e reja të drejtesisë që po krijohen të mos kapen nga politika, sepse kjo do të minojë edhe më shumë krizën poltike në vend.

“SPAK nuk mund të përdoret kurrë si kamzhik për luftë politike, sepse sot luftën politike më të madhe e bëjnë qytetarët shqiptare.Cdo drejtësi politike do të bëjë hero cdo njeri që do të gjykohet për politik. Dhe i vetmi gjykim sot janë qytetarët që të gjykojnë me votë. Kush do drejtësinë e vërtetë të shkojë në zgjedhje, të dalim të gjithë në mënyrë të barabartë t’iu japim shansin qytetarëve ai është gjyqi më i mirë për cdo politikan shqiptar. Gjyqi më i mirë sot për cdo politikan, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, pastaj gjyq politik, gjyq mediatik, gjyq të pandershëm ka sa të duan. Në fund të fundit gjykimin tonë përfundimtar nuk na e bëjnë as politika as ambasadat as gjyqtarë as prokurorë. E bën Zoti lart, për këtë të jeni të qetë” vijoi më tej Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here