“U kërcënuam me plumb në kokë”, Ralf Gjoni rrëfen momentet e tmerrit dhe zbulon fajtorët

0
353

Deputeti, Ralf Gjoni i ftuar në emisionin ‘45-minuta’, ka rikujtuar edhe një herë një ngjarje aspak të këndshme në një nga restorantet në Syrin e Kaltër, teksa kthehej me familjen nga pushimet në Greqi. Teksa denoncoi jo vetëm kushtet skandaloze e të cilat bëhet turizëm, ai tregoi sesi pronari i restorantit e kishte kërcënuar me jetë duke i thënë se do ta qëllonte me plumb në kokë.

Ai e paralelizoi eksperiencën e tij me atë të turistëve spanjoll të cilët u kërcënua disa javë më parë nga pronari i një resorti në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima. Por sipas Gjonit, fajin nuk e kanë Mihalët por mungesa e Shtetit, pasi njerëz të tillë ka në shumë vende të botës por aty ku ka shtet sipas tij vepron policia duke i arrestuar menjëherë.

“Jo ne u çuam nga lokali dhe u kërcënuam me plumb në kokë. Këta kriminelë kanë zaptuar vendin dhe ambientet. Arrogantë ke edhe në Francë edhe në Kanada edhe në Tunizi. Por të kërcënojë jetën e tjetrit ata arrestohen direkt. Me Mihalin është ajo e mosfunksionimi i shtetit. Fajin se ka Kokëdhima por mungesa e shtetit. Fajin e ka shqiptari që shkon dhe voton këtë lloj politike. Por kam besim se do të arrijmë më përpara.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here